Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga Bashkia e Shkodrës.

 

Sikurse duket në video, zyrat e kësaj bashkie janë në gjendje jo të mirë, ndërsa kreu i qeverisë shkruan se pamjet s’kanë nevojë për koment.

 

Rama shton se shumë shpejt kjo panoramë do të jetë thjesht një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave.

 

“MIRËMËNGJES,

 

dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një të diel të qeshur”,-shkruan Rama.

 

Për herë të parë pas 32 vitesh bashkinë e Shkodrës e drejton një përfaqësues i së majtës. Benet Beci, u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit dhe mori zyrtarisht detyrën më 19 qershor.