Kryetari i Partisë së Lirisë, Iliri Meta mbështet kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Lushnjë, Eduart Sharka, teksa shprehet se, ai ka një program të shkëlqyer që rimëkëmb këtë qytet.

 

Meta tha se, “pas 14 majit me Eduart Sharkën si kryebashkiak, 10% e buxhetit të bashkisë Lushnjë do të shkojë për skemën vendore të granteve në bujqësi dhe 8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për dëmshpërblimin nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore”.

 

Meta shpreh vlerësimet më të mira për programin e tij për bujqësinë.

 

“Ky program i Eduart Sharkës është program i punës dhe që mbështet njerëzit punëtorë të Lushnjës”, u shpreh Meta.