Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin L.Z., 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.
Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Shërbimet e Postës së Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.