Një 62 vjeçar është në procedim penal pasi u kap duke transportuar bagëti të imëta, të futura ilegalisht në vendin tonë.

 

 

N. A., banues në fshatin Kushë të Malësisë së Madhe, u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Hani Hotit – Shkodër”, teksa po transportonte 12 krerë bagëti, të futua nga Mali i Zi ilegalisht.

 

Ndërkohë një 45 vjeçar është arrestuar në fshatin Hot i Ri, Shkodër, kjo pasi F. P., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

 

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

“DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kushë, Malësi e Madhe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Hani Hotit – Shkodër”, duke transportuar 12 krerë bagëti të imta që dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Mali i Zi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan në flangracë shtetasin F. P., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.