Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e ish-Kombinatit të peshkut.

 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes.

 

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

 

Policia pritet të japë njoftim zyrtar mbi atë ç’ka ka ndodhur.