Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Po ashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Alma K., vajzën që shfaqet në videon intime me ish-kryebashkiakun Gjici.
Gjici u arrestua ditën e shtunë me kërkesë të SPAK. Hetimet për të nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit kryente marrëdhënie seksuale me shtetasen Alma K,.
Pas aktit seksual, ata shfaqeshin në video teksa diskutonin në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.