Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit G. S., 26 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve fizike, shtetasit G. S. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasit E. D. iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Gjithashtu, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëme Durrës, për veprime të mëtejshme.