Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti të çastit në Tiranë rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, një 37-vjeç, dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:05, ku menjëherë pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur kapja e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.