Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.

 

Viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

 

Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet. Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor , i cili po punon për zbardhjene  shkaqeve të aksidentit.