Një ngjarje aksidentale në Tepelenë ka prodhuar një të plagosur dhe një efektiv policie të pezulluar nga detyra.

 

Një 16-vjeçar mësohet se ka shkuar për të marrë diçka në raft dhe dyshohet se pistoleta ra në tokë duke kryer qitje të pavullnetshme.

 

 

Si pasojë, 16-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, e ndërsa babai i tij, efektiv policie në DVP Gjirokastër i cili e ka mbajtur armën në mënyrë të papërgjegjshme, është pezulluar nga detyra.