Është botuar në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit. Vendimi për shkarkimin e tij mban datën 16 qeshor, ndrësa vendimi është marrë me arsyetimin ‘për shkak të shkeljeve të rënda’.

 

“VENDIM Nr. 367, datë 16.6.2023 PËR SHKARKIMIN  NGA DETYRA TE KRYETARIT  TË BASHKISË KUKËS, Z. SAFET GJICI

 

Në  mbështetje  te  neneve  100  e  115,  pika  1,  të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, z. Safet Gjici.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim.