Në nisje të seancës së sotme plenare deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur kushtetutën, duke sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa u shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.

 

Sipas Bardhit, në kundërshtim me nenin 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik.

 

“Në kundërshtim flagrant me nenin 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.