Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

 

“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit!

 

Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura.

 

Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkroi në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.