Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar pavarësinë e Kosovës. Në një status në “Facebook”, Meta shkruan se në pak vite Kosova u kthyer në një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin.

 

 

Statusi:

 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

 

Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin!

 

Urimet më të përzemërta!