Një krim i rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 26-vjeçar akuzohet se ka vrarë vajzën e tij vetëm 3-javëshe me hark, ndërsa ka plagosur rëndë edhe nënën e fëmijës, e cila në atë moment po e mbante në krahë.

 

Policia, e cila u njoftua menjëherë në telefon nga nëna e plagosur, shkoi në vendin e ngjarjes dhe zbuloi se harku i gjuajtur nga shigjeta e 26-vjeçarit, kishte goditur foshnjën në pjesën e sipërme të bustit dhe ka dalë nga sqetulla, duke i shkaktuar dëmtime edhe të ëmës në gjoks.

 

Ai vetë, një javë para incidentit tragjik, kishte shkruar në postimin e tij në Facebook se “stili” i tij ishte “të mbronte familjen dhe miqtë me çdo kusht”. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në shtëpinë ku ndodhi sulmi vrasës u përpoqën të shpëtonin foshnjën, por pa sukses. 

 

Sipas mediave amerikane, pas atentatit, 26-vjeçari ka tentuar të arratiset me makinën e tij, e cila është pikasur nga policia në një pyll pak larg shtëpisë, pasi ka ngecur në baltë.