Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye do të vazhdojë të kundërshtojë çdo veprim që mund të dëmtojë shenjtërinë dhe statusin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

 

Në një bisedë telefonike, siç njofton Drejtoria Turke e Komunikimeve, presidenti Erdoğan përshëndeti homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, për festën muslimane të Kurban Bajramit.

 

Presidenti turk e siguroi presidentin palestinez se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze, duke theksuar se një tjetër Kurban Bajram do të festohet në pikëllim për shkak të zhvillimeve të fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

Dje, ushtria izraelite kreu një seri sulmesh ajrore në kampin e refugjatëve në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, si pasojë të paktën shtatë palestinezë humbën jetën, përfshirë një djalë dhe një vajzë, si dhe 91 palestinezë dhe shtatë ushtarë izraelitë u plagosën.

 

Erdoğan përcolli lutjet dhe ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën si pasojë e sulmeve, duke u uruar durim dhe guxim familjeve të tyre./AA