Qindra njerëz të veshur me veshje ushtarake mesjetare morën pjesë në një ngjarje "luftarake" të mbajtur në një fushë basketbolli.

Ngjarja miqësore organizohet për të mbajtur gjallë luftimet mesjetare në rrugët e kryeqytetit rus.

"Manovrat Tushino", ose luftimet e miqësisë midis klubeve, u krijuan për të ruajtur aspektet tradicionale të betejave mesjetare në rrugë dhe për t'ua përcjellë ato brezave të rinj. Këto "luftime" fituan shpejt popullaritet në qytet.

Luftëtarët, të cilët mblidhen në ditë të caktuara të javës dhe angazhohen në luftime teksa janë të veshur me armaturë çeliku, vlerësohen dhe admirohen shumë nga popullata./aa