Një 56-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Gjirokastër, pasi në gjendje të dehur ka përplasur një automjet, e për pasojë ka shkaktuar dëme materiale.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D, banesa në Përmet.

 

Njoftimi i policisë:

 

Gjirokastër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen A. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 56 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Kuqar”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur një automjet tjetër dhe si pasojë ka sjellë dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëme Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.