Janë proceduar penalisht nënë e bijë në Rinas, pasi tentuan të nxirrnin 40 000 euro ilegalisht nga vendi ynë.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup.

 

Shuma prej 40 000 euro u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:

 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi;

 

– Shuma 40 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.