14 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale ndërsa dy të tjerë janë në ndjekje penale.

 

 

Nga këta 3 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur me lëndë narkotike.

 

Kështu 40 vjeçari K. K., gjatë kontrollit fizik nga policia i është gjetur lëndë narkotike kanabis. Për 20 vjeçarin G. Y., ka nisur procedimi në gjendje të lirë pasi ka patur dijeni për lëndën narkotike dhe nuk ka kallëzuar.

 

 

Po ashtu me kanabis është kapur dhe arrestuar një 32 vjeçar. E. S., pasi iu gjet një sasi narkotike kanabisi, gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën edhe programe për baste sportive.

 

Ndërsa 20 vjeçari O. D., u arrestua pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet kokainë.

 

Lënda narkotike e gjetur nga të tre të arrestuarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për përndjekje.

 

34-vjeçari R. K., është vënë në pranga pasi ka përndjekur një person ndërsa 26 vjeçari P. P., banues në Valias është arrestuar pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij.

 

Gjithashtu dy aksidente kanë ndodhur ku janë arrestuar 2 persona.

 

61 vjeçari H. Ç., banues në Dibër është vënë në pranga pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

 

28 vjeçari K. S., duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar 70 vjeçarin D. D., si dhe është përplasur me automjetin me drejtues 27 vjeçarin S. N. Si pasojë janë dëmtuar pasagjeret e automjetit me drejtues shoferin 28 vjeçar, L. S. dhe vajza e saj 17 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Një sherr ndodhi gjithashtu ku një person është në ndjekje penale dhe një i arrestuar.

 

31 vjeçari L. K., është arrestuar, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për 56 vjeçarin G. Q., të dy banues në Prishtinë, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Muçaj, kanë goditur me mjet prerës 45 vjeçarin N. R.,  banues në Gjakovë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Një i shpallur në kërkim është arrestuar.

 

48 vjeçari A. M., i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar.

 

Pesë persona janë arrestuar për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

20 vjeçari I. Sh., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe 45 vjeçari A. C., pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të kryer testin e alkoolit. 33 vjeçari A. T., është vënë në pranga pasi  në rrugën “Pjetër Bogdani”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë L. O., 61 vjeç dhe S. Z., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

 

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.