Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Për pasojë janë arrestuar tre mjekë.

 

 

Mediat kosovare shkruajnë se denoncimi është bërë nga i ati i foshnjës, pasi dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

 

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.