Kur presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u përpoq të bindte kreun e grupit Wagner Prigozhin që të anulonte rebelimin e tij kundër Moskës, shefi mercenar ishte “gjysmë i çmendur”, tha Lukashenko, duke lëshuar fyerje për rreth gjysmë ore – dhe ndoshta duke mos ditur se jeta e tij ishte në rrezik.

Ai pretendoi se kishte ndaluar presidentin rus Vladimir Putin të merrte një “vendim të ashpër”, pasi sipas tij Putini kishte planifikuar të vriste shefin e Grupit Wagner. Komentet e Lukashenkos u publikuan nga media shtetërore bjelloruse.

 

Prigozhin u shpreh se donte të fliste me Putinin, tha Lukashenko, dhe kërkoi që ata që ishin objektivat e zemërimit të tij – ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm – t’i dorëzoheshin atij.

 

Lukashenko, luajti një rol qendror në ndërmjetësimin e marrëveshjes midis Putinit dhe Prigozhin që çoi në tërheqjën e shefit të Wagner.

 

Putini, në këmbim, ra dakord të hiqte akuzat për kryengritje kundër Prigozhin dhe ta lejonte atë dhe Wagnerin të transferoheshin në Bjellorusinë fqinje. Putin gjithashtu e lejoi Prigozhin të largohej i gjallë nga Rusia – një pikë që dukej e pasigurt derisa Lukashenko të martën konfirmoi se shefi i mercenarëve kishte mbërritur me aeroplan privat në Bjellorusi.