Një izraelit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën sot në mëngjes në një incident të armatosur pranë vendbanimit Ma'ale Adumim në lindje të Kudsit Lindor të pushtuar.

Palestinezë hapën zjarr ndaj automjeteve izraelite, duke vrarë një izraelit dhe duke plagosur tetë të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, tha transmetuesi publik izraelit KAN.

Kolonët vranë tre palestinezë nën dyshimet si ishin përfshirë në të shtënat, tha transmetuesi.

Sulmuesit përfituan nga bllokimi i trafikut në zonë dhe hapën zjarr ndaj makinave izraelite, shtoi KAN.

Transmetuesi tha se autoritetet lokale kanë kërkuar nga banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Grupet e rezistencës palestineze nuk kanë komentuar ende lidhur me raportimet.

Ky incident vjen në mes të luftës shkatërruese të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, së bashku me inkursionet, arrestimet dhe vrasjet e intensifikuara në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./aa