Një aksident i pazakontë është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit. Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda ambienteve të varrezave.

 

Në drejtimin e mjetit ishte një i moshuar, i cili është shoqëruar në komisariat.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.