Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën mbrëmjen e djeshme ku një vajzë e re është gjetur e vdekur në një karrocë supermarketi.
Trupi i pajetë i 17-vjeçares Maria Michelle Causo ndodhej shumë pranë një koshi mbeturinash në Primavalle, ndërkohë që policia ka arrestuar një bashkëmoshatar të saj me origjinë nga Sri Lanka për këtë krim të rëndë.
Një dëshmitar tregoi për hetuesit se kishte parë 17 vjeçarin teksa dilte nga një magazinë me karrocë, nga e cila pikonte gjak.
Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, gjetën njolla gjaku që të çonin në derën e një ndërtese në rrugën Stefano Borgia, një lagje që ndodhet në periferi të kryeqytetit.
I riu ishte munduar ta hidhte trupin e viktimës në koshin e plehrave , por pa sukses. Policia ka marrë pamjet nga kamerat e zonës ndërkohë që priten dhe rezultatet e autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.