Pasagjerët e një avioni “Viva Aerobus” janë përfshirë nga paniku pak para nisjes. Drejtuesi i një kamioni në pistë humbi ndjenjat dhe për pasojë u përplas me avionin në një aeroport në Meksikë.

 

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket kamioni, i cili godet në pjesën e pasme avionin duke i shkaktuar atij një të çarë të madhe.

 

Pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin nga avioni menjëherë dhe u detyruan të ndryshonin avion për të realizuar më pas të sigurt fluturimin e tyre nga Guadalahara për në Los Anxhelos. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga ky aksident, ndërsa gjendja e shoferit të kamionit nuk është bërë e ditur.