Një peshkatar i cili po udhëtonte me një varkë në Parkun Kombëtar Everglades në Florida, SHBA është sulmuar nga një peshkaqen.

 

 

Ai futi duart në ujë për t’i larë, por peshkaqeni e kafshoi atë në dorë, duke përfunduar në det.

 

Peshkatari i njohur si Nick po përpiqej dëshpërimisht të kthehej në varkë ndërsa miqtë e tij të tronditur bërtisnin nga frika. Ai me shkathtësinë e tij arriti që të ngjitej sërish në varkën e cila ishte spërkatur nga gjaku.

 

 

Nick u dërgua me helikopter në një spital aty pranë nga Miami-Dade Fire Rescue pasi rojet e parkut shkuan në vendngjarje, sipas raporteve lokale.

 

Zyrtarët e kafshëve të egra po ndajnë pamjet për të kërkuar kujdes kur shkoni për peshkim në ujërat e Floridës.

 

Një udhërrëfyes lokal peshkimi shkroi: Ju lutemi mos bëni të njëjtin gabim dhe mbajini duart dhe këmbët në anije.

 

Videoja u dërgua në mediat lokale nga një prej pasagjerëve në bord Michael Russo, i cili pranoi se përvoja ishte një nga ditët e tij më të frikshme në ujë.

.