Policia e Lezhës ka asgjësuar 654 bimë kanabisi në një kodrinë në fshatin Kaçinar, Mirditë dhe në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej, Lezhë.

 

Sipas njoftimit të policisë, vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi/ DVP Lezhë

 

Vijojnë kontrollet antikanabis, finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit “Imazhi”.

 

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 654 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra, në Mirditë dhe në Lezhë.

 

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 21-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës:

 

-në një kodrinë në fshatin Kaçinar, Mirditë, u gjetën të kultivuara 534 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

 

-në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 120 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Këto bimë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

 

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.