Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit.

 

“Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues”, tha Zelensky gjatë një vizite në qytetin port të Odesës.

 

“Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, shtoi ai.

 

“Pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë në Detin Azov”, tha Zelensky.

 

Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si i Ukrainës, ndërsa qytetet në Detin Azov janë pushtuar nga trupat ruse gjatë luftës 16-mujore.

 

Zelensky vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital.