Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës “Adem Jashari”, rreth 800 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

 

Projekti është ideuar nga piktori i njohur kosovar, Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri Vesel Raci.

 

“Marshojmë pas teje Komandant,

 

Të pandalshëm,

 

Të pathyeshëm,

 

Triumfues

 

Përjetësisht,

 

Dje, sot, nesër,

 

Në shpirt- fryma juaj,

 

Në trup- forca juaj,

 

Në mendje- vizioni juaj.

 

Përjetësisht,

 

Adem Jashari,

 

Emblema dhe Flamuri ynë!”, është shkruar në faqen zyrtare në rrjetet sociale. /KosovaPress/