Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit ku foli për disa nga projekt ligjet që janë miratuar apo priten të miratohen. Balla u pyet fillimisht për drafin për politikanët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit ku tha me bindje se ka 94 vota të arrira me konsensus që këto projekt ligje të miratohen.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit ku foli për disa nga projekt ligjet që janë miratuar apo priten të miratohen. Balla u pyet fillimisht për drafin për politikanët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit ku tha me bindje se ka 94 vota të arrira me konsensus që këto projekt ligje të miratohen.
“Pyetja që shtrohet është, a është dakord opinioni publik shqiptar që persona që kanë qenë pjesë e organeve represive të diktaturës të vazhdojnë si zvarranik të riciklohen, madje dhe të arrijnë në postet më të larta. Në rast se ish presidenti vërtetohet se ka qenë ish sigurims, Kuvendi ka marrë kaq shumë kohë sepse se nuk donin ta bënim pjesë të debateve të procesit të zgjedhjeve për ta lënë fokusin aty.
Brenda kuvendit ka mazhorancë përtej 84 vota për të kaluar një paketë të tillë. Ka një konsensus, 94 vota për të bërë çfarë duhet që këta persona që kanë spiunë, këta persona publiku t’i njohe, në kuvend, në këshilla, bashki apo kryetar partie… tani nuk mund të jenë më. Është një masë e përkohshme, se kjo i takon komisionit të ligjeve, por ua kemi detyrim atyre që kanë vuajtur tmerret e sigurimit të shtetit.”- tha Balla.
Sa i takon Avokatit të Popullit, Balla i ribëri thirje opozitës të marrin përgjegjësi si dhe i ftoi sërish të ulen dhe të diskutojnë për këto 15 kandidatë për këtë pozicion.
“S’kemi pasur dakordësi. Ne nuk mund të noterizonim çdo kandidaturë nga PD. Unë besoj që 1 prje 15 kandidaturave mund të kalojë në Kuvend. Thirrja ime ka qenë që të ulemi dhe të diskutojmë. Me këtë të shkretë opozitë që kemi ne, komunikim mbahet në publik se ju merreni me takimet me ashensorë. Unë dua ta zgjedhim në korrik Avokatin e Popullit, opozita të kuptojë që është në seriozitetin e Kuvendit që të mundësojë zgjedhjen e AP. I takon propozimi opozitës, këta kur s’marrin përgjegjësi… Opozita nuk duhet të shkojë përtej numrave që ka. Mënyra më e mirë, ulemi t’i marrim kandidaturat.”- tha Balla.
I pyetur për anulimin e Open Balkan, Balla tha se misioni i tij për lëvizje të lirë është mbyllur me sukses, ndërsa shtoi se tani është koha që BE të vijojë procesin.
“Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin.”- tha Balla.
Në përditësim...