Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

 

  1.           Mbahet sot në orën 19.00 në Amfiteatrin e Tiranës ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë Travel Fest Albania. Për 5 ditë radhazi në Tiranë, Durrës e Gjirokastër do të shfaqen 112 filma.

2.            Mbrëmjen e sotme në orën 19.30 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse kërcimtarja Patricia Guerrero mban spektaklin e kërcimit flamenko “Proceso eterno”.

 

3.            Prezantohet sot në orën 11.00 në Qendrën për Hapje dhe dialog në kryeministri libri “Ordesa” me praninë e autorit, shkrimtarit spanjoll Manuel Vilas.

 

4.            Shfaqet premierë në Shqipëri në orën 19.00 në Qendrën e Artit Agimi, filmi i parë artistik i xhiruar në territorin tonë “Il cavaliere di Kruja” me regji të Carlo Campogalliani-t.

 

5.            Mbahet sot në orën 10.00 në Akademinë e Shkencave një tryezë shkencore me temë “Skënder Drini, individualitet i spikatur në letërsinë shqipe”.