Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme në orën 14:00, strukturat e tij në hotel Rogner.

Kjo është mbledhja e dytë, pas asaj që u bë menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit më 11 qershor, e cila ia dha vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës.

Në takim pritet të jenë sërish anëtarët e strukturave që ai zgjodhi në kohën kur kishte në dorë vulën dhe deputetët që e mbështesin, të cilët janë lëkundur pas vendimit të Apelit.

Kujtojmë që e para  që u “divorcua” nga Basha ishte deputetja e Fierit, Eralda Bano, ndërsa disa orë më vonë të njëjtën gjë bëri edhe Kreshnik Çollaku./Tema