Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershorit deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe të Malopolskasë në Poloni.

 

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili e falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer.

 

 

Për herë të parë, ekipi i Kosovës i mbylli Lojërat pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka.

 

Ekipi kosovar u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.