Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi maxhorancën se po bllokon ligjin për Lustracionin, i cili synon të identifikojë dhe largojë ish bashkëpunëtorët e sigurimit në rradhët e politikës e drejtësisë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u bëri thirrje deputetëve të forcojnë betejnë në Kuvend, ndërsa komentoi edhe tërheqjen sipas tij me turp, të Edi Ramës të nismës “Ballkani i Hapur”.
SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, nga ku akuzoi maxhorancën se po bllokon projektligjet e opozitës në Kuvend. Teksa u ndal tek ligji I propzuar nga demokratët, i cil identifikon gjyqtarët politikanët e zyrtarët e lartë që kanë qënëbashkëpunëtor të sigutimir të shtetit, dhe i largon nga sherbim,I Berisha deklaoroi se ai po mbahet peng prej 6 muajsh në parlament, pasi vë në rrezik detyrën e shumë eksponentëve socialist, prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat komentoi edhe tërheqjen e Ramës nga Ballkani i Hapur, vendim që sipas Berishës erdhi pasi i nxorrën kartonin e kuq. Berisha deklaroi se nismën Open Balkan e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov, dhe për sjkak të saj u bllokua edhe rezoluta kunder genoncidit serb në Kosovë.
Berisha i kërkoi deputetëve që të forcojnë betejën në parlament, dhe të bëjnë gjithcka për miratimin e nismave tëPD.
Berisha akuzoi maxhorancën se po bllokon nismën e PD për lustracionin, i cili identifikon gjyqtarët politikanët e zyrtarët e lartë që kanë qënëbashkëpunëtor të sigutimir të shtetit, dhe i largon ato nga shërbimi.