Kina ka njoftuar një shtrëngim nga 1 gushti për eksportin e dy materialeve të rëndësishme, galiumit dhe germaniumit, të përdorura për prodhimin e gjysmëpërçuesve, radarëve dhe komponentëve të tjerë elektronikë, me qëllim që të mbrohet ”siguria dhe interesat kombëtare”.

 

Masa, e njoftuar nga Ministria e Tregtisë në prag të vizitës së Sekretares së Thesarit Janet Yellen në Pekin (6-9 korrik), shihet si një përgjigje ndaj bllokadës së SHBA-së për furnizimet me komponentë të teknologjisë së lartë në Kinë.

 

Ministria do të vendosë kontrolle dhe do të kërkohet një licencë eksporti, duke sinjalizuar “kontratën dhe shoqërinë përpara dërgesës”.