Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan tha se transformimi urban është domosdoshmëri për vendin i cili është në zonë tërmetesh.

 

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale ku shpjegon transformimin urban, ErdoÄŸan tha: "Në mënyrë që qytetarët tanë të kenë shtëpitë e tyre të sigurta dhe të qeta, ne do të vazhdojmë të punojmë pa pushim me veprimin e transformimit urban që kemi filluar në mbarë vendin dhe kryesisht në qytetet tona që janë prekur më shumë nga tërmeti".

 

Në videon e ndarë me këtë mesazh tërhiqet vëmendja se tërmetet e ndodhura më 6 shkurt me qendër në KahramanmaraÅŸ treguan qartë se sa i rëndësishëm është transformimi urban.

 

"Në ndërtesat që kemi ndërtuar dhe në planet e tyre urbanistike kemi marrë masat kundër të gjitha fatkeqësive natyrore, kryesisht për tërmetet. Krahas këtyre, kemi eliminuar edhe shumë probleme të shkaktuara nga urbanizimi i paplanifikuar. Në tërmetet e ndodhura nuk u dëmtua as edhe një ndërtesë që ne kishim bërë dhe ato janë të gjitha të forta në këmbë", thuhet më tej në video.

 

Në kuadër të transformimit urban 2022 janë shpenzuar gjithsej 8 miliardë e 487 milionë lira (rreth 330 milionë euro) thuhet në videon ku bëhet e ditur se pavarësisht të gjitha pengesave deri më sot u janë dorëzuar qytetarëve mbi 1 milion banesa.

 

"Transformimi urban është domosdoshmëri për vendin tonë i cili është në zonë tërmetesh. Transformimi urban jo vetëm që parandalon humbjen e jetës dhe të pronës për ata që jetojnë në rajon por ai kontribuon që rajoni të zhvillohet dhe të marrë investime", theksohet në videon ku transmetohet se për qytetarët e prekur nga tërmeti ka filluar procesi i ndërtimit të 650 mijë banesave dhe se brenda një viti qytetarëve do t'u dorëzohen 365 banesa./AA