Gjatë vitit 2023 kemi pasur forcim të ndjeshëm të lekut kundrejt monedhave kryesore partnerë tregtarë të vendit tonë Euro, Dollarë. Më e ndjeshme ka qenë ecuria e forcimi i lekut krahasuar me euro.
Në konferencën për medien ministrja e Financave, Delina Ibrahimi shpjegoi pse ndodhi forcimi i lekut.
“Të gjitha elementët që përmenda duke iu referuar investimet direkte, remitancat dhe turizmin lidhin me shqetësimin kryesor të kohëve të fundit që ka ardhur nga disa aktivitete të biznesit në vend, ecuria e kursit të këmbimit.
Rritja a forcimi i lekut ndaj euros vjen sipasojë e strukturës së ekonomisë dhe performancës sidomos me forcimin e eksporteve, eksporteve të shërbimeve të lidhura me turizmin por dhe rritjen e investimeve të huaja direkte që kanë sjellë kapitale në valutë të cilat kanë ndikuar në forcimin e kursit të këmbimit.
Kjo dukuri vjen si pasojë dhe regjimit të kursit të këmbimit që ne kemi. Ky regjim ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e goditjeve që ekonomia shqiptare dhe globale ka pësuar. Një prej elementeve që ka mbajtur inflacionin me norma të kontrolluara veç politikave të qeverisë ka qenë kursi fleksibël i këmbimit që ka lejuar që inflacioni i importuar i cili përbën pjesën më të madhe të inflacionit vendas të ketë një ndikim më të ulët nga ai që do të kishte po të kishim një kurs këmbimi të fiksuar”