Dy shokët Arnaldo Matodashaj dhe Olsi Caushaj janë vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi në iu gjet një armë zjarri në mjetin ku po udhëtonin.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte Arnaldo Matodoshi dhe ku ishte pasagjer Olsi Caushaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shoferit. .

Ndërkaq, pasagjeri u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme