Një 25-vjeçare është zhdukur pa gjurmë në Fier.
Policia tha se të hënën, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. Sh., 55 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja D. Sh., 25 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 25-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.