Një vajzë ka qenë “ molla e sherrit”, mes të rinjvë Axel Hoxha dhe Stiven Toshkësi që çoi dhe në përplasjen mes tyre, ku si pasojë shtetasi Stiven Toshkësi u vra.

 

Ndërkaq është zbardhur edhe dëshmia e të dashurës së 20-vjeçarit, Stiven Toshkësit.

 

Ajo ka thënë para uniformave blu se autori i krimit, Axel Hoxha, e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

 

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga i dashuri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konfliktin mes Stiven dhe Axel.

 

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë, shkruan Panorama.

 

Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës. 18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.