Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Garibaldi Centro të Nesimas, një ditë pasi  u plagos rënë me armë zjarri brenda një banese sociale

 

 

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Nesima të Katanias është ende e paqartë siç raportojnë mediat italiane. Po sipas tyre shqiptari i identifikuar si Kastriot Ismailaj qëndronte pa dokumente në Itali, ndërsa bashkë me të i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi.

 

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 27-vjecar italian me precedentë të mëparshëm penalë Giovanni Pasqualino Di Benedetto.

 

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

 

Pritet që nga marrja në pyetje e 27-vjeçarit Benedetto, të mësohen më shumë të dhëna për ngjarjen e ndodhur.