Aktori hollivudian dhe një nga aktivistët më të njohur për mbrojtjen e lumit Vjosë, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar.
Përmes një postimi në Instragram, aktori është shprehur se një vendim i tillë është historik.
Më tej ai thekson se bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
DiCaprio shton se lumi Vjosa tanimë do të rrjedhë i lirë përgjithmonë për ta shijuar brezat e ardhshëm.
“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”shkruan DiCaprio.