Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka kryesuar të martën takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë​, në prag të largimit të saj nga Shqipëria.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Hohmann thekson se ka qenë një privilegj që të punojë me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

 

“Së bashku, BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE”, deklaron Christiane Hohmann.

 

Gjatë këtij takimi u shënua edhe marrja e Presidencës së Këshillit nga Spanja në një moment vendimtar për Evropën.

 

Ambasadorja Hohmann ka uruar ekipin e Suedisë për punën e shkëlqyer gjatë presidencës.