Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, shprehu urimet e tij me rastin e Mevludit, përvjetorit të lindjes së Profetit Muhammed, duke u lutur për paqe dhe bekime jo vetëm për muslimanët, por për mbarë njerëzimin.

“Në këtë rast të veçantë që shënon lindjen e Profetit, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë Profetin tonë të dashur Muhammed, udhërrëfyesin dhe udhëheqësit tonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Lutem që nata e Mevludit të sjellë mirësi dhe bekime për muslimanët dhe mbarë botën”, shkroi ai.

Presidenti Erdoğan po ashtu mori pjesë në “Programin e Hapjes së Javës së Mevludit” të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare në Istanbul.

Në fjalën e tij me këtë rast, ai tha: “I vetmi person që marrim si shembull në jetën e kësaj bote, gjurmët e të cilit i ndjekim dhe rrugës së të cilit ia kushtojmë jetën tonë, është Profeti ynë Muhammed. Ai është udhërrëfyesi ynë, udhëheqësi ynë dhe i dashuri ynë për të cilin do ta jepnim jetën”

Muslimanët në mbarë botën festojnë Mevlid al-Nebevi më 12 Rabiul-Euuel sipas kalendarit hënor.

Kjo ditë është një festë publike në disa vende me shumicë muslimane, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Malajzinë, Bangladeshin dhe disa pjesë të Indisë./aa