Policia e Shtetit në kuadër të punës për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ka zhvilluar një seri operacionesh në të gjithë territorin e vendit.

 

Në Lezhë, është finalizuar faza e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, janë gjetur të kultivuara në zonat pyjore, në total 1541 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.

 

Sipas njoftimit të Policisë, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.