Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga qeveria shqiptare. Sipas tij me firmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Në një status në “Twitter”, ai thotë se shpreson që tashmë të ketë një konfirmim për një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”-shkruan Rama.

 

Kujtojmë se një ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se i ka kërkuar Ramës që të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive që u anullua në qershor. Kurti theksoi se konsideron të arsyeshme që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, por jo takime të tjera