Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Türkiyes pas tërmeteve të fuqishme, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dyvjeçare.

 

Siç ka njoftuar FSK-ja, ekipi kosovar po bën përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe nënën e vajzës që është e ngujuar në rrënoja.

 

“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar, kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por, prioritet është duke u dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

 

Të paktën 9.057 njerëz kanë humbur jetën dhe 52.979 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve të forta që goditën Türkiye-n jugore të hënën.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz./AA