Gjykata e Fierit ka dhënë sot vendimin për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019. Gjykata ka dënuar dy autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci me nga 19 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.
23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Dukate Selimi nëna e Florian Selimit disa herë ka apeluar për drejtësi si në organet kompetente ashtu dhe në media.