Katër persona janë vënën në pranga nga policia e Lezhës, pasi nga kontrollet e kryera ata u konstatuan në shkelje të ndryshme. Njëri nga katër të rinjtë ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

 

Në kuadër të operacionit të koduar "Prania", u vunë në pranga 4 të rinj.

 

Konkretisht në Kurbin, u arrestua në flagrancë F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

 

Po ashtu dy të rinjtë E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, u arrestuan në flagrancë pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën  kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje.

 

Ndërsa 22-vjeçari me iniciale R. M., u arrestua pasi prej njw muaji ishte shpallur në kërkim për vjedhje parash në një lokal.

 

Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.